Fun & Video

Video/ Nusja dhe dhëndri po filmonin klipin e dasmës, shpërthimi masiv i shkatërroi gjithçka

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 06 August 2020

Dr. Israa Seblani dhe Ahmad Sbeih para shpërthimit masiv që ndodhi në Libani, po shëtisnin rrugët e qytetit për të bërë klipin e dasmës.

Ajo me fustan të bardhë dhe dhëndri me kostum, ishin të lumtur që po realizonin klipin, por shpërthimi ia prishi këtë ditë të lumtur.

Në video shihet se brenda një momenti të vogël gjithçka u shkatërrua. Nusja u rrëzua, të gjithë filluan të vraponin për t’u fshehur dhe për të mbrojtur veten. Nga një vend i bukur u kthye në një vend i errët, i mbuluar me tym, xhama, njerëz që bërtisnin dhe vetëm gjak.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera