Lajme

Video nga vendi ku u plagos një person në Pejë (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 11 September 2019

Të martën rreth orës 12:30 është plagosur një person në Pejë pas të shtënave  me armë zjarri, dhe pas disa orësh është arrestuar edhe i dyshuari.

Lajmin  për Gazetën inFokus e ka bërë të ditur  Driton Rugova, zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës.

“Rreth orës 12:30 Policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri  ku si pasojë e kësaj një person është plagosur në këmbë, i njëjti është dërguar në spitalin në Rajonin e Pejës”  deklaroi Driton Rugova.

-Advertisement-

Ndërsa të mërkurën nga Sinjali është publikuar një video ku shihen persona duke vrapuar dhe duke gjuajtur me armë zjarri.

Ata shihen duke u ndjekur përderisa mbajnë armë në duar.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera