Fokus

VIDEO| Ja si trajtohet një e dyshuar për koronavirus

Autori: Doresa Geci 22:29 | 27 February 2020

Një grua është sjellë me urgjencë në Klinikën Infektivë në Prishtinë.

Kjo paciente dyshohet për koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu të paktën kanë deklaruar nga personeli mjekësorë për inFokus.

-Advertisement-

Pavarësisht gjendjes së saj ekipi mjekësor mezi e fusin në klinikë .

Personelit të emergjencës iu ndalohet hyrja në derën kryesore.

Sipas njërës nga infermieret në klinikë kjo ndalës është bërë për shkak se rrezikon jetën e pacientëve të tjerë.

E në hyrjen tjetër do të hasin në pengesa për shkak të shkalleve të cilat nuk janë të përshtatshme.

Pacienti që dridhej nga temperatura duhet të pres disa minuta jashtë deri sa të pranohet nga mjekët për shkak të procedurave.
Zyrtarët e QKUK-së të pyetur rreth rastin nuk kanë dhënë asnjë informatë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera