Sport

Video/ Ja si stërvitet Ronaldo në karantinë, tani edhe me “look” të ri

Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 22 October 2020

Në pritje të dritës jeshile për kthimin e Cristiano Ronaldos në fushë, stafi mjekësor i Juventusit po përgatit dokumentacionin që do të dërgohet në UEFA, një javë para ndeshjes me Barcelonën, siç kërkohet nga protokolli, për të vërtetuar se lojtari është asimptomatik

Portugezi duhet të jetë negativ me afrimin e ndeshjes së Championsit Juventus-Barcelona, nëse nuk dëshiron të humbasë përplasjen me rivalin e tij të përjetshëm, Lionel Messi.

Ndërkohë, CR7 ka zgjedhur profilin e tij në Instagram për të ndarë seancat e tij stërvitore të karantinës. Një mundësi për të treguar edhe pamjen e re, teksa shfaqet me kokën të rruar thuajse zero.

-Advertisement-

CR7 shfaqet në video duke u ushtruar mbi biçikletë, para se t’i nënshtrohet tamponit të radhës (të premten), që korrespondon me fundin e 10 ditëve të izolimit. Nëse do të rezultojë negativ, ai do të jetë në gjendje të luajë në kampionat përballë Veronas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera