Rozë

VIDEO/ Ja cfarë thotë Sara për lidhjet romantike pas ndarjes nga Ledri

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 26 February 2024

Kanë kaluar muaj qysh prej lajmeve për ndarjen mes Ledrit Vulës dhe Sara Hoxhës, ama vetë dyshja nuk e kanë bërë ende një reagim publik për të treguar arsyet e kësaj ndarje.

Dyshja vazhdojnë ende të ndiqen në rrjetet sociale, ama nuk kanë qenë pranë njëri tjetrit në evente të rëndësishme, si ditëlindja e vajzës së tyre apo nata e ndërrimit të viteve.E mesa duket, pas kësaj ndarje duket se Sara paska një opinion aspak pozitiv për lidhjet romantike.

Me anë të një video në TikTok, ajo ka përdorur një audio ku shprehet: “Ju e doni njëri tjetrin apo jo? Oh sa bukur, kjo do të ik shpejt! Nuk mund t’i besoni askujt! Asnjëherë!”.

-Advertisement-

Kujtojmë se disa kohë më parë menaxheri i Ledrit u shpreh në një intervistë se mes reperit dhe Sarës ka një raport të mirë për shkak të vajzës së tyre, Poem.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera