Lajme

Video-incizohet dhunimi i një djali të mitur në Suharekë, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 23 Mars 2023

Gjatë ditës së djeshme, në raportin policor është raportuar për një rast të dhunimit në Suharekë, në nëntor të vitit të kaluar.

Në raportin policor u pohua se viktima e mitur, ishte dhunuar, teksa një i dyshuar kishte pranuar gjatë intervistimit se ka kryer veprën.

Nga DRP Prizreni konfirmuan se me datën 20.03.2023, Sektori i Hetimeve Rajonale në Prizren, ka marrë informacion rreth një video-incizimi, ku shihen dy persona, të dy meshkuj, duke kryer marrëdhënie intime. Në video-incizim shihej se njeri nga ta është i mitur (mashkull, 15 vjeç).

-Advertisement-

“Pas një pune të suksesshme operativo-hetimore, kanë arritur që të identifikohen personat në atë video-incizim. I dyshuari madhor është intervistuar në prezencë të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtar. Ai pranon se ishte në atë video incizim duke kryer marrëdhënie intime” thuhet në përgjigjen e DRP Prizreni Paparacin.

Gjithashtu është bërë e ditur se është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar hapjen e hetimeve për veprën penale “Dhunim”.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, teksa rasti është akoma duke u hetuar.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy