Lajme

Video fantastike e mesazh prekës nga Tetova, nxënësit shpalosin flamurin gjigant

Autori: Gazeta inFokus 23:17 | 28 November 2019

Nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë “Mosha Pijade”, në Tetovë, kanë shpalosur sot flamurin gjigant shqiptar në nder të festës së pavarësisë së Shqipërisë, dhe në shenjë solidariteti me viktimat e tragjedisë që goditi vendin tonë, siç raporton Tetova Sot.

“Lutu për Shqipërinë” ishin fjalët që nxënësit formuan me koreografinë e tyre, dhe më poshtë do të lexoni vargjet prekëse të shkruar nga nxënësit e kësaj shkolle.

Dita e Flamurit të gjeti të lëkundur mirëpo jo të mposhtur, e jona Shqipëri!
Na bashkoi të gjithë shqipëtarëve anë e mbanë ngaqë dhimbja yte është edhe dhimbja jonë.
Në këtë ditë të errët Nëntori, mes dhimbjesh e lutjesh, ne nxënësit e shkollës së mesme Medicinale bashkëndjejmë dhimbjen me ty!
Mbahu Shqipëri, mbahu, se nuk thyhesh dot Ti!

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera