Fun & Video

VIDEO/ Elefanti i uritur shemb murin, “vjedh” qesen me oriz në kuzhinë

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 22 June 2021

Një video është bërë virale për shkak të përmbajtjes së saj.

Pamjet tregojnë momentin kur një elefant shemb një pjesë të murit të kuzhinës së një shtëpie për të “vjedhur” një qese me oriz në mes të natës.

Ai nuhati ushqimin dhe hyri në shtëpinë e një familjeje në Hua Hin, Tajlandë.

-Advertisement-

Rachadawan Phungprasopporn dhe burri i saj u zgjuan nga zhurma dhe vrapuan në kuzhinë për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Ata u tronditën kur panë elefantin në kuzhinën e tyre. Rachadawan tha se burri i saj bëri të mundur largimin e elefantit, i cili u zhduk në pyjet aty pranë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera