Video e Von Der Leyen me hartën evropiane pa Kosovën, BE: E larguam sapo e morëm vesh
Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 03 January 2025
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, më 1 janar kishte publikuar një video në profilin e saj në “X” ku njoftonte se Rumania dhe Bullgaria i janë bashkuar Zonës Schengen.
Megjithatë ajo që kishte nxitur reagime ka qenë fakti se në hartë s’ka figuruar Kosova si shtet dhe është paraqitur brenda hartës së Serbisë.
Për këtë kishin komentuar shumë në profilin e Von Der Leyen, një ndër to edhe politikania gjermane, Doris Pack, e cila e kishte pyetur shefen e KE-së se ku është shteti i Kosovës në hartë.
Pas nxitjes se këtyre reagimeve, videoja që Von Der Leyen e kishte publikuar më 1 janar, ishte fshirë më 2 janar, pasi kishte marrë rreth 2 milionë shikime.
Lidhur me këtë çështje kanë folur sot nga BE-ja, duke thënë se ato pamje janë larguar, sapo çështja e hartës ishte sjellë në vëmendje.
“Pamjet vizuele në llogaritë e mediave sociale të Komisionit Evropian, të cilat u publikuan për të mirëpritur Rumaninë dhe Bullgarinë si anëtarë të plotë të zonës Schengen, u hoqën nga të gjitha platformat sapo çështja u soll në vëmendjen tonë”, ka thënë një zëdhënës i BE-së për Klan Kosova.
Të tjera
-
Dhjetëra shpendë të ngordhur në Plazhin e Vjetër në Vlorë, dyshohet për gripin e shpendëve
Shpendë të ngordhur janë konstatuar në zonën e Plazhit të Vjetër në qytetin e...
-
Numri i votuesve më i madh se i banorëve në Kosovë, KQZ tregon arsyen
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka certifikuar të shtunën li...
-
Enver Hoxhaj emocionon me fjalët për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin
Ish ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Kamberi: Kërcënimet e Vuçiqit, sjellje tipike prej autokrati fuqia e të cilit po perëndon
Kërcënimet e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë sjellje...
-
Në kohë rekord grumbullohen paratë për shërimin e 15 vjeçares nga Mitrovica
Dje u kërkuan para për mjekimin e 15 vjeçares Atika Pireva, nga Mitrovica. ...
-
Sulmet terroriste, Sekuloviq: Serbia synon të destabilizojë Kosovën
Bashkëpunëtor i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Aleksandër S...
-
Goditet për vdekje një 75-vjeçar në Cërrik
Një aksident me fatalitet ka ndodhur këtë të diel në Cërrik të Shqipërisë. ...
-
Vazhdojnë kolonat për të dalë nga Kosova, këto janë të dhënat e fundit
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi pritjet në...
-
Temperaturat deri në 12 gradë Celsius – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Gjatë javës së ardhshme, në Kosovë pritet të mbizotërojë kryesisht mot me die...
-
Stuhia e fortë e dimrit e vendos SHBA-në në gatishmëri të lartë
Dhjetëra miliona amerikanë po përgatiten për një stuhi të madhe dimri që mund...
-
Haradinaj: Shtesat mujore për fëmjët nën 6 vjeç do të jenë 150 euro, për ata mbi 6 vjeç 200 euro
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Pacolli i reagon ministres Haxhiu për Grandin: Askush s’ka kërkuar objektin
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj deklaratës së Drejtësisë, Albulena...