Fun & Video

Video/ Devetë na Katar ndjejnë dhembje kurrizi e abuzim prej peshës së tifozëve të botërorit që i marrin për xhiro (fotot)

Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 08 December 2022

Gamiljet e devetë në Katar, pak e shumë si gomerët në Ballkan, kanë rezultuar një nga “atraksionet turistike” më të preferuara nga tifozët e shumtë të botërorit të ardhur në gadishullin arabik.

Por disa media perëndimore raportonin së fundmi se pesha e rëndë e tifozëve mund të rezultojë fatale për kurrizin e kafshëve të shkretëtirës, të cilat sipas aktivistëve ndjehen të dhunuara e të abuzuara nga shtimi i punes.

Teksa mijëra tifozë futbolli po vizitojnë vendin, industria e xhirove me gamilje ka shpërthyer përtej çdo parashikimi.

-Advertisement-

Por shumë pronarë thotë se kafshët po “refuzojnë të punojnë më” pasi duhet të mbajnë pasagjerët e çdo përmase për xhiro gati gjithë ditën.

Duke përfituar nga mundësia janë kujdestarët e kafshëve, të cilët duket se po fitojnë disa herë më shumë se normalisht.

“Ka ardhur shumë para bashkë me tifozët,” thotë Ali Jaber al Ali, një beduin 49 vjeçar që ka ardhur nga Sudani. “Kjo është mirë, por ka shumë presion.”

Në një ditë të zakonshme tufa e tij e deveve ofronte 20 xhiro në ditë dhe rreth 50 në fundjavë.Por që prej nisjes së kampionatit ata duhet të kryejnë 500 xhiro në ditë dhe nga rreth 15 gamilje që përdornin tani duhet të kenë të paktën 60.

Bariu i shkretëtirës thotë më tej: “Guidat turistike na kërkojnë të lëvizim shpejt, ata vetëm ushtrojnë presion për të plotësuar kërkesën”.

Gjatë fazës së grupeve të ndeshjeve te kampionatit, zyrtarët thonë se qindra vizitorë prisnin pasditeve për t’u ngjitur mbi kafshët me kurrizin gungaç.

Edhe kur gamiljet nuk kishin fuqi, ato detyroheshin të ngriheshin nga kujdestarët.

Kur një prej tyre lëshoi një rënkim të fortë, një grua nga Australia tha e skandalizuar: “Ata po i dhunojnë ato!”

Ali tha se kur kafsha e tij është e lodhur refuzon të ngrihet pasi ulet në gjunjë.

Por fluksi i madh i turistëve bën që mes xhirove të mos ketë kohë për pushim teksa një shëtitje mund të zgjasë deri në 30 minuta.

Një gamiljeje zakonisht i lejohet një pushim pas pesë xhirosh, por tashmë ato nuk arrijnë të marrin edhe kaq.

Ekskursionet nisin në një copë shkretëtirë pranë autostradës, pranë rafinerive të qytetit Mesaieed, qe eshte kthyer ne nje pike te preferuar nga vizitoret.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera