Fun & Video

Video/ Çmenduri! I ra portofoli në pellgun me aligatorë, nëna me fëmijën futen për ta marrë

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 27 July 2020

Një grua nga SHBA ka qenë me djalin e saj në një kopsht zoolgjik, ku ka kafshë të egra në Safari North në Brainerd, Minesota. Asaj gabimisht i ka rënë portofoli tek një pellg ku ndodheshin shumë aligatorë.

Nëna së bashku me djalin zbritën poshtë tek liqeni dhe tentuan të merrnin portofolin mes aligatorëve. Djali ishte i frikësuar dhe i kërkonte të ëmës që të largoheshin, por ajo vazhdonte të hutonte aligatorët me gurë dhe shkopinj për të marrë portofolin.

Nëna e guximshme përfundmisht arriti të nxjerrë portofolin nga liqeni dhe u largua me djalin. Administratorët e kopshtit zoolgjik nuk ishin të vetëdijshëm për këtë ngjarje, e mësuan pasi kjo video u publikua në mediat sociale.

-Advertisement-

Tani ata dëshirojnë të ngrejnë akuza kundër gruas për rrezikim ndaj fëmijëve, nëse ata janë në gjendje ta identifikojnë atë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera