Sport

VIDEO/ Balotelli nuk ndryshon kurrë, një shqelm e bën protagonist edhe pa shënuar

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 23 December 2021

Mario Balotelli nuk mund të ndryshojë kurrë, teksa sulmuesi do ta gjejë gjithnjë një formë për të qenë në qendër të vëmendjes së medieve. Së fundmi, nga Turqia aty ku SuperMario aktivizohet me skuadrën e Adana Demirspor, vendosi t’i bëjë një “dhuratë” të veçantë shokut të skuadrës në momentin e shënimit të golit në ndeshje ndaj Galatasaray.

Kështu, në një mënyrë të papritur, 31-vjeçari “ledhatoi” me një shqelm Akgun, i cili mbeti i surprizuar nga mënyra e të festuarit e Balotellit. Gjithsesi, këto janë sjellje të cilat e bëjnë të veçantë italianin, që në Turqi duket se ka gjetur ritmin e duhur dhe në 17 ndeshje ia ka dalë të realizojë gjashtë gola.

Sakaq, Balotellit shpreson edhe në një grumbullim me kombëtaren e Italisë në muajin mars atëherë kur axurrët do të luajnë sfidat e Play-Off për kualifikimin në Botërorin e Katarit, fillimisht ndaj Maqedonisë së Veriut dhe në rast suksesi me njërën prej Portugalisë dhe Turqisë.

-Advertisement-

iframe width=”640″ height=”360″ id=”am__1640259556601″ frameborder=”0″ scrolling=”no” allowfullscreen src=”https://player.boostplatforms.com/video?id=1640259556601″>

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera