Fun & Video

VIDEO/Ariu hyn papritur dhe shkatërron dasmën, si reagojnë të ftuarit

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 28 October 2021

Një video e një ariu në Meksikë po bën xhiron e rrjetit. Kafsha ka hyrë papritur në një dasmë dhe i ka rrëzuar të gjitha gjërat.

Ndërkohë të ftuarit trokisnin tenxheret dhe tiganët për të trembur ariun. Fatmirësisht, ai përveç se rrëzoi sendet, nuk shkaktoi probleme tjera.

Angie Disa publikoi pamjet në llogarinë e saj në Tik Tok, ku shkroi se ariu kishte ardhur në dasmën e kushëririt të saj në Chipinque National Park në Nuevo Leon në Meksikë.

-Advertisement-

“Ariu vetëm dëshironte ushqim”, ka shkruar ajo në postim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera