Sport

Victor Lindelof mbetet në “Old Trafford”, i dyfishojnë pagën

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 14 September 2019

E ardhmja e Victor Lindelof me shumë mundësi do të vazhdojë të jetë te Manchester United. Drejtuesit e “Djave të kuq” kanë nisur nga puna për të “blinduar” mbrojtësin, i cili është pjesë e klubit anglez që nga viti 2017, kur u transferua nga skuadra e Benficas.

Kontrata aktuale e suedezit skadon në vitin 2020 dhe drejtuesit e Manchester United nuk duan ta humbin lojtarin, të cilit i kanë ofruar rinovimin e kontratës me dyfishimin e pagës. Në rast se palët arrijnë marrëveshjen, 25-vjeçari do të përfitojë rreth 150 mijë paundë në javë sapo të firmosë kontratën e re.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera