Vëzhguesit e zgjedhjeve “mësyjnë” Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 25 May 2017
Organizata të shumta vendore dhe ndërkombëtare kanë paralajmëruar se do të vëzhgojnë nga afër procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 11 qershor në Kosovë.
Përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thonë se ende nuk dihet numri i saktë i vëzhguesve që do të përcjellin këtë proces, pasi që afati për aplikim, i filluar më 11 maj do të përmbyllet më 4 qershor.
Deri më tani, sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, pritet që Bashkimi Evropian të angazhojë rreth 100 vëzhgues të procesit zgjedhor në Kosovë.
“KQZ ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe presim që të kemi 100 vëzhgues vetëm nga Bashkimi Evropian, të cilët do të jenë prezent për të përcjellur procesin zgjedhor në ditën e zgjedhjeve, por edhe me herët, gjatë përgatitjeve për ditën e zgjedhjeve”.
“Ne ende nuk e dimë numrin e përgjithshëm të vëzhguesve, qoftë nga subjektet politike, organizatat joqeveritare vendore dhe organizatat ndërkombëtare, pasi po presim përfundimin e procesit të aplikimit dhe akreditimit të këtyre vëzhguese nga ana e KQZ-së”, ka thënë Elezi për Radion Evropa e Lirë.
Vëzhgimi i zgjedhjeve, sipas Elezit, për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është i domosdoshëm, pasi që do të ndikonte në integritetin dhe rritjen e besueshmërisë në procesin zgjedhor.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Vëzhgues të zgjedhjeve nga ana e Bashkimit Evropian kishte kërkuar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën kur kishte shpallur datën e zgjedhjeve.
Vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit, do ta bëjë edhe organizata vendore, koalicioni i organizatave joqeveritare, “Demokracia në Veprim”.
Albert Krasniqi, analist nga Instituti Demokratik i Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në këto zgjedhje, nga ana e këtij koalicioni, do të jenë të angazhuar mbi 2500 vëzhgues.
“Demokracia në veprim është një koalicion i gjerë i organizatave vendore, të përkushtuara në sigurimin e integritetit të procesit zgjedhor në Kosovë; të sigurohemi që vota e cila hidhet nga qytetarët në kutinë e votimit nuk deformohet dhe nuk shkon aty për ku nuk e ka pasur destinacionin”.
“Edhe në këto zgjedhje do të mbulojmë të gjitha vendvotimet. Po presim që të jenë diku rreth 2500 vendvotime në tërë territorin e Kosovës, ndonëse ende nuk është certifikuar numri përfundimtar”, thekson Krasniqi
Gjatë dy proceseve paraprake zgjedhore, në ato lokale të vitit 2013 dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 në Kosovë, thekson Krasniqi, procesi i zgjedhjeve ka avancuar shumë, për sa i përket procesit të administrimit dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve, megjithë parregullsitë e vogla të cilit ishin shënuar.
“Mund të mburremi që kemi pasur zgjedhje të mira, mirëpo sado që ka avancuar procesi i administrimit të zgjedhjeve, kanë avancuar edhe teknikat e partive politike për manipulimin e rezultateve”.
“Pra nuk është që manipulimi ndodhë vetëm në datën e zgjedhjeve, është një proces që ndodh edhe më herët, siç është për shembull vota klienteliste, fotografimi i votës dhe mënyra të tjera”, thekson Krasniqi.
Disa nga parregullsitë, të cilat ishin evidentuar nga vëzhguesit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 ishin votimet familjare, fotografimi i votës dhe presioni ndaj votuesve për të kuptuar se për kë kanë votuar.
Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare pasuan mocionin e mosbesimit për qeverinë, të votuar nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Të tjera
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...