Lajme

Vëzhguesit e BE-së: Procesi zgjedhor ka shkuar mirë me parregullsi të vogla

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 13 June 2017

Vëzhguesit e Bashkimit Evropian kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast kanë shpalosur të dhënat nga rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Këtu Aljoz Peterle, kryevëzhgues i BE-së, tha se në përgjithësi procesi ka shkuar mirë por në disa vende ka pasur parregullsi të vogla.

Një nga gjërat më shqetësuese rreth këtyre zgjedhjeve ishte votimi familjar.

-Advertisement-

 E Igor Śoltes, përfaqësues i Komisionit Evropian, tha se Kosova nuk i ka përfillur rekomandimet e dhëna nga vëzhguesit e BE-së në zgjedhjet e 2014-ës.

Ai shtoi se duhet që rekomandimet e dhëna të përfillen në mënyrë që të realizohen zgjedhje sa më demokratike.

Sipas tij në përgjithësi procesi ka shkuar mire por ende nuk është mbyllur për të dhënë rekomandimet dhe rezultatet definitive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera