Lajme

Vezët nga Shqipëria po dëmtojnë prodhuesit nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 13 June 2017

Shoqata e Shpezëtarëve të Kosovës ka protestuar para Agjencisë të Ushqimit dhe Veterinës për shkak të cilësisë të dobët të vezëve që po importohen nga Shqipëria.

Sylejman Konushevci nga ‘Agro Farm’, tha për KosovaPress se fermerët nga Kosova janë prodhues që mbulojnë 100 përqind tregun e që megjithatë në Kosovë po shiten vezët e importuara nga Shqipëria.

Sipas fermerëve këto vezë, në Kosovë po shiten me çmim të përgjysmuar krahasuar me çmimin e vezëve në Shqipëri, e kjo sipas tyre po ndodh për faktin se ato janë vezë për asgjësim e që nuk bënë assesi të konsumohen si të tilla.

-Advertisement-

Madje ata shtrojnë pyetjen se si mund të shiten më lirë vezët e importuara sesa vezët që janë produkt vendor.

Fermerët kanë sjellë edhe faturat për të bërë krahasimin e çmimeve, ku del se në Shqipëri 30 copë vezë shiten 420 lekë, ndërsa në Kosovë shiten për 1.49 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera