Veturat më të lira për 2018
Autori: Gazeta inFokus
09:52 | 08 January 2018
Këtë vit në skenë do të vijnë Renault Clio e re, Ford Focus, Volkswagen T-Cross, Shkoda Fabia dhe shumë modele tjera që pritet të tërheqin vëmendjen e adhuruesve të veturave.
Shikoni modelet e rekomanduara deri në 19.000 euro, transmeton KosovaPress:
Gjenerata e katërt e FIAT Punto do të ngjasojë në modelin Tipo. Ende nuk ka informacione se ku do të prodhohet. Çmimi i parashikuar – 10,000 euro.
Ford Ka vjen me ndryshim të dizajnit. Do të jetë rreth 1,000 euro më lirë se Fiesta. Çmimi i parashikuar 10,000 euro, shkruan Auto Bild.
Gjenerata e dytë e Dacia Duster arrin me një sistem multimedial të ri me një pamje 360 shkallë. Janë planifikuar dy variante benzinë dhe turbodizel. Çmimi i parashikuar – 12,000 euro.
Skoda Fabia me maskë të re, e ngjashme me Superb, do të vijë me motor 1,0 litra dhe TDI 1,5 litra. Çmimi i parashikuar – 12,000 euro.
Peugeot 1008 vjen me motor standard prej tre cilindrash me fuqi deri 90 kuaj fuqi. Çmimi i parashikuar 12.500 euro. Renault Clio i ri do të jetë plotësisht i “rinovuar”, si nga enterieri, po ashtu edhe nga eksterieri. Vjen në versionin hibrid. Çmimi i parashikuar – 12.500 euro.
Gjenerata e dytë e modelit Peugeot 208 është zhvilluar në bashkëpunim me partnerin kinez Dongfeng. Vetura do të jetë 100 kilogramë më e lehtë se sa modelet paraprake, ndërsa për nga dizajni do të ndjekë modelin kompakt 308. Njësia e motorit do të jetë benzinë me tre cilindra dhe dizel me katër cilindra, ndërsa është i mundshëm edhe opsioni me elektromotor. Çmimi i parashikuar-12.900 euro.
Kia Cee’d do të vijë në versionet karavan dhe GT me performanca të përmirësuara. Gama e motorit do të disponojë me 90 deri 200 kuaj fuqi. Çmimi i parashikuar – 16.000 euro.
Suzuki Jimny dallon shumë nga modeli i vitit 1998 dhe do të jetë i fokusuar në praktikë dhe thjeshtësi. Çmimi i parashikuar – 16.000 euro.
Honda Jazz nga ana e përparme i ngjason modelit Civic, ndërsa risia është e ashtuquajtura paketa Dynamic me motor me tre cilindra 1.5 litra, me fuqi 130 kuaj fuqi. Çmimi i parashikuar – 16.400 euro.
Audi A1 vjen me pesë dyer, por jo në versionin kabrio. Kompania gjermane do të pajisë veturën me teknologjinë më të re kur është në pyetje sistemi multimedial dhe menaxhimi. Çmimi i parashikuar – 17.000 euro.
Toyota Auris – brezi i tretë- do të ndajë platformën me CH-R dhe Prius, dhe nga ana tjetër do të sigurojë të njëjtën teknologji. Planifikohet të merret edhe sistemi i ri hibrid nga Prius, ndërsa motori me 122 kuaj fuqi do të jetë në gjendje për të ulur konsumin deri nën tri litra. Çmimi i parashikuar – 17,000 euro.
VW T-Cross – version SUV i Polo është prezantuar në vitin 2016 në Gjenevë. Versioni më i fuqishëm do të jetë një motor benzinë me 2.0 litra me 200 kuaj fuqi në modelin T-Cross GTI. Çmimi i parashikuar – 18,000 euro.
Citroen C4 Cactus – një edicion i ri i kompaktit francez premton rehati më të madhe. Ka pamje elegante, më pak sipërfaqe plastike që e bën të duket si crossover. Çmimi i parashikuar – 18,000 euro.
Modeli Mazda 3 do të bazohet në konceptin KAI të muajit tetor 2017, i cili nuk është vetëm një studio dizajni, por edhe një hap teknologjik me motorin e ri Skyactiv X. Çmimi i parashikuar – 18,300 euro.
Ford EcoSport – modeli që “varros” B-Max merr më shumë se një përbërje të re. Do të ketë motor 1.5 litra naftë me 125 kuaj fuqi. Ford gjithashtu do të hedh në treg edhe versionin sportiv të linjës ST. Çmimi i parashikuar – 18,590 euro.
Ford Focus 2018 do të jetë rreth 50 kilogramë më i lehtë në platformën e re C2. Do të jetë i pajisur me të gjitha ato që grupi Ford posedon sa i përket menaxhimit, sistemit multimediale dhe vozitjes autonome. Çmimi i parashikuar – 19,000 euro.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë kërkojnë provimin 100% në shqip, kryeministri Mickoski kundërshton: Pjesa praktike në maqedonisht
Debati për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në Maqedonin...
-
16 persona humbin jetën pas një incidenti në një fabrikë në Turqi
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur pas një ...
-
Bajrami: Importi i energjisë ndikon në faturat e qytetarëve, eksporti nuk ua ul ato
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me importin e energjis...
-
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen nga njësia kundër terrorizmit e Kroacisë
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar një trajnim ...
-
Kurti në Paris, kërkon mbështetjen franceze për rrugën euroatlantike të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në Paris nga presidenti i S...
-
Nagavci dhe ambasadori hungarez diskutojnë për bashkëpunim
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka pri...
-
Vizita e udhëheqësve të Listës së Studentëve në Kosovë, një ditë pas paralajmërimit skandaloz të Rashiqit, Aleanca kërkon sqarime nga Qeveria
Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas vizitës në Kosovë të ...
-
Mbi 90 të vdekur në trafik për 10 muaj, ekspertët kërkojnë riaftësimin e shoferëve
Siguria rrugore vazhdon të mbetet shqetësim, pasi vetëm gjatë periudhës janar...
-
Rama jep shenja se mund të tërhiqet nga projekti i Ulpianës: Nëse s’duan banorët, ne tërhiqemi!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka sqaruar banorët e Ulpianës lidhur me...
-
Presidentja Justina Shiroka Pula viziton Kombëtaren e Kosovës
Në ditët para paraqitjes së Kosovës ndaj ndeshjeve në Ligën e Kombeve, presid...
-
Shpallja e procesit të gradimit për gradën Rreshter, Sveçla inkurajon gratë dhe vajzat që të aplikojnë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mirëpritur shpalljen e proc...
-
Baton Haxhiu promovon dy libra “Kosova: Historia që zhbëri Jugosllavinë” dhe “Brenda Luftës”
Gazetari dhe publicisti Baton Haxhiu do të promovojë dy librat e tij, “Kosova...
































