Lajme

Veturat në Angli ngrijnë nga të ftohtit

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 03 March 2018

Britania po përballet me kaos në trafikun tokësor dhe ajror, pas stuhive të borës që kanë goditur këtë vend.

Natën e kaluar, parashikuesit e motit thanë se vendi do të vazhdojë të përballet me një mot të tillë edhe për disa ditë me radhë – ndërsa bora përreth vendit filloi të shkrihej dhe të kthehej në akull vdekjeprurës.

Përreth gjithë Anglisë janë vendosur paralajmërues moti, me 53 zona që pritet të përmbyten nga shkrirja e borës, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Pas borës së madhe që ra dje, erëra të fuqishme bllokuan rrjetin e transportit në Britani – me transportin hekurudhor që po përpiqet të rikuperohet pas dëmeve nga ky kaos.

Organet e shtetit i kanë paralajmëruar banorët që mos të vozisin pa nevojë të madhe, për shkak se shumica e rrugëve të Britanisë janë mbuluar nga akulli i trashë.

Fotografi të publikuara nga Daily Mail, shfaqin kaosin e shkaktuar atje nga bora e madhe – dhe veturat komplet të ngrira në rrugë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera