Fokus

Veturat e vjetra po ia marrin jetën kosovareve

Autori: Doresa Geci 15:14 | 13 March 2019

Një person humbi jetën dhe mbi 20 të tjerë u lënduan javën e kaluar në Gjilan si pasojë e daljes nga kontrolli të një kamioni i cili i përkiste kompanisë “Uji Peja”.

Sipas Policisë së Kosovës  shkaktarë kryesorë i këtij aksidenti ishin defektet teknike të këtij mjeti.

Në bazë të raportit të Prokurorisë ky kamion nuk kishte pasë regjistrim dhe kontroll teknikë  që nga viti 2017, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Por numri i aksidenteve të cilat ndodhinë në Kosovë  si pasojë e defekteve teknike është i lartë.

Kështu thotë Jeton Mehmetit, drejtor i hulumtimeve në institutin “GAP” .

“Edhe tek të dhënat e policisë mbi shkaktaret e aksidenteve, në shumë raste gjendja teknike e automjeteve del të jetë shkaktar i aksidenteve” ka thënë  Mehmeti për gazetën inFokus

Këto defekte teknike vijnë si rrjedhojë e vjetërsisë së  e veturave që janë në Kosovë.

Sipas kalkulimeve  që i ka bërë institute GAP,  në vitin 2016 mesatarja e vjetërsia se veturave në Kosovë është 17.2 vite.  Ndërsa Mesatarja e veturave në Bashkimin Evropa ishte vetëm tetë vite.

Sipas Jeton Mehmeti,  vjetërsia e veturave jo vetëm që kontribuojnë në ndotjen e veturave por edhe janë edhe me pak të sigurta.

Ai për gazetën inFokus ka thënë se shumica dërrmuese e këtyre veturave në kontrollet e jashtë zakonshme që ka bërë Policia e Kosovës kanë rezultuara më defekte teknike.

Por këtë e mohojnë Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit , shkruan gazeta inFokus.

Sipas zyrtareve të kësaj Ministrie vjetërsia e veturave nuk është shkaktar i aksidenteve.

“Vjetërsia e automjetit nuk mund të jetë shkaktar i aksidentit, pasi që vetëm automjeti në gjendje të rregullt teknike, mund të marrë pjesë në komunikacionin rrugor. Ligji për Automjete dhe Udhëzimi Administrativ për kontroll teknike kanë përcaktuar procedura identike me ato të BE – së. Prandaj, çdo automjet i cili e kalon kontrollin teknik, konsiderohet se është teknikisht në rregull dhe si i tillë, nuk paraqet rrezik për pjesëmarrje në komunikacion”, thuhet në përgjigjet e Ministrisë së Infrastrukturës.

Mirëpo Jeton Mehmeti nga institute “GAP”  e fajëson Ministrin  Infrastrukturës.

“Përgjegjësia direket mbi lëshimet e kontrolleve teknike bie mbi Ministrinë e Infrastrukturës e cila bën licencimin e qendrave të kontrolleve teknike por jo edhe mbikëqyrjen e tyre”, ka thënë ai.

Sipas tij në  bazë të udhëzimit  Administrativ 2008/08 mbikëqyrjen e tyre kjo ministri ia ka besuar një kompanie private e cila merret me homologim dhe kontrolle teknike.

Ndërsa sipas MI-së , Pal Lekaj, me vendim ka themeluar njësitin TASK FORCË, për siguri në trafikun rrugore.

“Njësiti TASK FORCË ka nxjerrë raport me rekomandime, ku dokumenti është i aprovuar nga Këshilli për Siguri në Trafikun Rrugor” ka bërë të ditur Ministra e Infrastrukturës./Gazeta inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera