Lajme

Veturat e policisë pa goma të dimrit

Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 22 February 2020

Nga 15 nëntori, përdoruesit e automjeteve ishin të detyruar të pajiseshin me goma të dimrit, ndryshe do të dënoheshin nga Policia e Kosovës.

E ky detyrim e prek edhe Policinë e Kosovës.

Mirëpo veturat e policisë në këtë sezon dimri kanë operuar me goma të verës. Sipas tyre, veturat nuk janë pajisur me goma të dimrit për shkak të vonësave të prokurimit

-Advertisement-

Kanë mbetur pak më shumë se dy javë deri në përfundimin e periudhës që automjetet kanë për detyrim ligjor të vendosin pajisjet dimërore.

Sipas Ligjit, nga 15 nëntori deri më 15 mars, automjetet dhe bashkësitë e mjeteve që marrin pjesë në trafikun rrugor duhet t’i kenë pajisjet dimërore. Këtu përfshihen gomat e dimrit dhe zinxhirët.

Kështu ka konfirmuar në një intervistë televizive vetë drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Ndërsa në një përgjigje për Televizionin 7, Policia e Kosovës thotë se ka pasur vonesa në furnizim për disa artikuj kur është pyetur nëse veturat e policisë kanë goma të dimrit apo jo.

Përgjegjësinë për kontratën dhe vonesat sipas Policisë e ka Agjencia Qendrore e Prokurimit.

E ekspertët e fushës së komunikacionit thonë se në aspektin e performancës mos furnizimi me goma të dimrit i veturave të policisë shkakton probleme.

Sipas Baxhukut, për furnizim me pajisje të tilla bazike nuk duhet të kalohet nëpër procedurat e prokurimit.

Ndryshe, në ueb faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik figuron një tender për furnizim me goma të dimrit, i shpallur në dhjetor të vitit të kaluar, e i cili është anuluar për shkak se ofertuesi është cilësuar si i papërgjegjshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera