Lajme

Veturat e komunës së Parteshit më shumë se dy vjet në “pushim vjetor”

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 09 August 2017

Komuna e Parteshit ka shpenzuar një pjesë të konsiderueshme të buxhetit për t’i blerë pesë vetura për nevoja të komunës. Por po del që shpenzimi për këto vetura nuk ka qenë edhe aq i duhur, pasi më shumë se 2 vite këto vetura qëndrojnë të parkuara në oborrin e komunës.

Pesë vetura të kësaj komune nuk janë vozitur asnjë ditë.

Një zyrtar i komunës që nuk ka dashur t’i përmendej emri ka treguar për lajmi.net se arsyeja e mos përdorimit të tyre është që “kinse nuk kanë pare për regjistrimin dhe sigurimin e tyre”.

-Advertisement-

Por kjo komunë për luks po del të ketë para mjaft. Komuna e Parteshit për paga e mëditje ka kaluar të gjitha parashikimit, sipas Auditorit.

w222-1

Të paktën nga raporti i auditorit për vitin 2016 del se komuna e Parteshit e ka rritur buxhetin për paga dhe mëditje në vlerë 196 mijë e 600 euro.

Buxheti fillestar për paga dhe mëditje në fillim kishte qenë 594 mijë e 238 euro, kurse buxheti final kishte arritur në 790 mijë e 839 euro.

tabelaa

ër dallim nga veturat ku nuk po gjejnë finanaca, komuna e ka “lëshuar” dorën për blerjen e pajisjeve sportive, veglave për mirëmbajtjen dhe rregullimin e hapësirave komunale.

Auditori ka gjetur se kjo komunë ishte furnizuar me pajisje sportive në vlerë 1 mijë e 649 euro.

“Komuna ishte furnizuar me pajisje sportive në vlerë 1,649€. Këto pajisje i kishte pranuar komisioni i formuar dhe të njëjtat i kishte dhuruar organizuesve të turnirëve të ndryshëm sportiv, pajisje i kishte blerë nga mallrat dhe shërbimet duke i keq klasifikuar si mallra. Regjistrimi duhej të bëhej në kategorinë ekonomike të subvencioneve”, thuhet në raportin e Auditorit.

Kurse mbi 4 mijë euro, ishte vlera e pajisjeve që ishin blerë për mirëmbajtjen e hapësirave komunale.

“Komuna kishte blerë vegla të punës për mirëmbajtjen dhe rregullimin e hapësirave publike komunale. Komisioni i formuar për pranimin e blerjes së veglave të ndryshme për nevojat e komunës e kishte pranuar mallin e blerë në vlerë 4,643€. Por komuna, nuk kishte paraparë që këto vegla të pranohen nga zyrtari i deposë, për të siguruar kontroll ma të mirë për pasurinë e pranuar komunale”, kishte gjetur auditori.

Derisa komuna të gjejë paratë për regjistrim, veturat do të vazhdojnë të mbesin pa shoferë.

bbb333-1


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera