Lajme

Vetura rrëshqet nga rruga në Dragash, pejanët ndihmojnë ngasësin në vështirësi

Autori: Islam Morina 23:01 | 12 January 2022

Një veturë ka rrëshqitur nga rruga në Dragash, si rezultat i reshjeve të borës dhe ngricave.

Por në ndihmë ngasësit në vështirësi i kanë dalë disa pejanë që po kalonin aty pari, duke e ndihmuar atë që të rikthehet në rrugë sërish, shkruan Gazeta Infokus.

Nga pamjet shihet se vetura ishte pothuajse e tëra jashtë rrugës, duke rrezikuar që të binte në humnerë, por që më e keqja e evitua falë këtyre qytetarëve që e nxorën atë nga humnera dhe e rikthyen në rrugë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera