Vetura me tabela zyrtare 06Z, parkon mbi vija të bardha
Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 04 December 2020
Një veturë zyrtare me tabela 06Z është parkuar mbi vendkalimin e këmbësorëve në qytetin e Gjilanit.
Ka plotë raste kur zyrtarët me veturat e shtetit thyejnë rregullat e komunikacionit dhe që denoncohen nga qytetarët me anë të fotografive.
Një rast i tillë ka ndodhur në Gjilan, ku një veturë me tabela 06Z është parkuar mbi vendkalimin e këmbësorëve.
Sipas Ligjit për rregullat e trafikut rrugor, neni 92 shpjegon se ku ndalohet ndalja dhe parkimi i veturës.
Pika 1.7 thotë se ndalohet ndalja dhe parkimi në vendkalim të këmbësorëve, në vendkalim të biçikletave, si dhe në distancë më të vogël se pesë (5) metra para vendkalimit të tillë.
Ky nen thotë se dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej tridhjetë eurosh, shoferi i mjetit i cili e ndal ose e parkon mjetin në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.
Më poshtë fotografia e publikuar nga qytetarët në rrjetet sociale.
Të tjera
-
Duda Balje publikon listën e kandidatëve për deputetë nga partia e saj
Kryetarja e Listës së Bashkimit Socialdemokrat, Duda Balje e ka publikuar lis...
-
“Shqipëri të qofsha falë, të kam nënë më ke djalë”, shqiptari kalon nëpër Serbi me këtë mbishkrim në kamion
Një kamion i cili transporton disa mallra, ka kaluar nëpër Serbi me mbishkrim...
-
Isa Mustafa: S’ka më të bukur se vendi ynë!
Kreu i Lidhjes Demokratike tw Kosovës Isa Mustafa ka postuar disa foto me pam...
-
Qentë i kthehen Shtëpisë së Bardhë
Pas katër vjetëve mungesë, Shtëpia e Bardhë do të jetë sërish shtëpi për qent...
-
Përfshihet nga zjarri një shkollë në Podujevë
Shkolla “Ilir Konushefci” në fshatin Lluga të Podujevës është përfshirë nga z...
-
Policia civile dhe Njësia Speciale me aksion të gjerë në Prishtinë, arrestohen disa persona
Policia civile dhe Njësia Speciale me aksion të gjerë në Prishtinë, arrestohe...
-
Arsyeja pse Kamala Harris është nënkryetarja e 49-të dhe jo e 46-ta
Kamala Harris sot do të bëjë histori, duke u bërë gruaja e parë nënkryetare ...
-
Grabitje e armatosur në Gjakovë, arrestohen 5 persona
Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën ”Ali Hasi“ në Gjakovë, është rapor...
-
Ambasada e Kosovës në Gjermani ka një njoftim të rëndësishëm për kosovarët që shkojnë atje
Ambasada e Kosovës në Gjermani ka bërë të ditur se Kancelarja Merkel dhe krye...
-
Spitali i Pejës i mbushur me të infektuar me koronavirus, 9 në gjendje më të rëndë.
Numri i të infektuarave me koronavirusi të cilët janë duke trajtuar në Pejë k...
-
Mbi 5 mijë raste aktive me Covid në Kosovë
1 mijë e 420 raste të vdekjeve janë regjistruar në Kosovë. Që nga shfaqj...
-
Varianti britanik i koronavirusit është zbuluar në 60 vende
Varianti britanik i koronavirusit të ri Covid-19 vazhdon të përhapet në të gj...