Vetura humb kontrollin dhe kalon në anën tjetër të autostradës, aksident i rëndë në rrugën Pejë-Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 17 April 2022
Disa aksidente kanë ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë afër “Kronit të Mbretit” ku një veturë BMW që po lëvizte në drejtim të Prishtinës, ka humbur kontrollin dhe ka dalë në anën tjetër të autostradës duke u aksidentuar një veturë të tipit Smart, e cila po lëvizte në drejtimin Prishtinë-Pejë.
Po ashtu, Policia bën të ditur se ekipet relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa një veturë e tipit “Polo” ka goditur nga mbrapa ambulancën.
Kështu bën të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Rreth orës 19:30 në rr. nacionale në Korreticë të lartë afër Kronit të Mbretit është shkaktuar aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, ku dyshohet se vetura BMW duke lëvizë në drejtim të Prishtinës humb drejtimin dhe kalon barrierat, në mes të rrugës kalon ne shiritin e rrugës në drejtim të Pejës ku godet veturën Smart në drejtim të lëvizjes Prishtinë-Pejë”, tha ai.
“Raportohet se deri në këtë fazë janë lënduar dy persona, zjarrfiksat dhe autoambulanca janë në vend ngjarje. Gjithashtu disa dëme materiale raportohet të jenë shkaktuar nga një automjet tjetër i tipit Polo i cili në atë lokacion ka goditur auto ambulancën nga mbrapa”, shtoi ai.
Tutje Hoxha shton se kërkon nga shoferët që t’iu përshtaten kushteve të vozitjes dhe shenjave të komunikacionit në mënyrë që aksidente të njëjta të mos përsëriten.
“Ne në vazhdimësi kemi kërkuar dhe po kërkojmë nga vozitësit respektimin e rregullave dhe shenjave të trafikut, në veçanti ato të kufizimit të shpejtësisë. Po ndërmirren dhe do të ndërmirren masa aktive ligjore nga Policia me qëllim që të shmangen aksidente në trafik që shpesh përveç dëmeve materiale po përfundojnë edhe me pasoja njerëzore”, përfundoi ai.
Të tjera
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë
Raportohet se ka ndodhur një aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prish...
-
Limaj: Mos-shkarkimi i Kusarit tregon që ka qenë në koordinim me Kurtin
Kreu i Nismës socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin “Politiko” me Kusht...
-
Presidentja Osmani nesër viziton Drenasin, bashkë me Lladrovcin do të dalin në konferencë për media
Në kuadër të vizitave të komunave të vendit, Presidentja e Republikës së Koso...
-
Qeveria i kundërpërgjigjet QUINT-it për shpronësimin e pronave në veri: Konstatuat në mënyrë të gabuar gjendjen faktike
Qeveria e Kosovës i ka reaguar shteteve të QUINT-it të cilët nuk u pajtuan rr...
-
Hill: Procesi i Brukselit e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve Kosovë – Serbi që kanë rrënjë të thella në histori
Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me politikën e qeverisë serbe ndaj dialo...
-
Sërish kërkesë nga partia “Junts” që Spanja ta njohë Kosovën
Kandidati i partisë katalunase “Junts” për zgjedhjet evropiane, Toni Comin, k...
-
Sveçla në Itali, me homologun e tij flasin për bashkëpunim kundër krimit të organizuar dhe migrimit ilegal
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla është pritur nga hom...
-
“Tre muaj kam punu me Leutrimin, ia kam pa lotët” – flet Skulptori Behramaj
Skulptori Sabri Behramaj ka treguar për përjetimet e tij derisa ka punuar me ...
-
Kurti lavdëron AKI’në dhe Policinë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka vlerësuar lartë punën e Agjencisë Kos...
-
Stoltenberg: BE-ja nuk është për mbrojtje, për këtë është NATO
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se BE-ja nuk mund t...
-
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve në pauzë, rifillon më 24 qershor
Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se pas përfundimit të dëshmisë së Zoran ...
-
PAMJE: Momenti kur gruaja e Milan Radoiçiq del nga stacioni i Policisë në Mitrovicën e Veriut
Pas më shumë se dy orësh intervistim, bashkëshortja e terroristit Milan Radoi...