Lajme

Vetura godet tre këmbësorë në Mitrovicë, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 04 Maj 2022

Një aksident trafiku ka ndodhur në Mitrovicë mes një veture dhe tre këmbësorëve, shkruan Gazeta Infokus.

Nga ky aksident të tre këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 14:00, në  rrugën “Mbretresha Teutë” në Mitrovicë,  ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe tre (3) këmbësorëve . Si pasojë e aksidentit tre këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë  dërguar për trajtim  mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, ka deklaruar Zahiti./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy