Lajme

Vetura godet një person në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 21:15 | 30 November 2019

Të shtunën një person është goditur nga një veturë në Prishtinë saktësisht në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari”.

Rastin për gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Krasniqi tha se personi i goditur nga vetura është dërguar në QKUK për trajtim mjekesor.

-Advertisement-

“Me datën 30.11.2019. rreth orës 16:25h në rrugën ”Arbnor e Astrit Dehari” në Prishtinë një veture e ka goditur një këmbësor (mashkull v.l.2005). I lënduari është  derguar në QKUK për tretman mjekesor. Në vendin e ngjarjes ka dal dhe prokurori kujdestar, rruga për momentin është e mbyllur për qarkullim të automjeteve deri sa të përfundon egzaminimi i vendit të ngjarjes”, tha Krasniqi./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera