Lajme

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 28 March 2022

Një veturë e ka goditur një këmbësor në afërsi të Komunës së Prishtinës, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor.

-Advertisement-

“Rreth orës 11:30, në afërsi të objektit të Komunës së vjetër, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, deklaroi Ahmeti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera