Lajme

Vetura godet një grua dhe fëmijën e saj 6-vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 12 July 2022

Një aksident ka ndodhur sot në lagjen “Kastriot” në Fier.

Një veturë ka goditur një  33-vjeçare dhe djalin e saj 6-vjeçar.

Ata janë dërguar për trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

-Advertisement-

“Sot, rreth orës 12:30, në lagjen “Kastriot”, Fier, shtetasi L. A., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorët, shtetasen E. K., 33 vjeçe dhe djalin e saj 6 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera