Lajme

Vetura godet dy kalimtarë në rrugën Prishtinë — Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 29 November 2019

Sonte rreth orës 21:35 janë goditur dy persona nga një veturë të cilët kanë pësuar lëndime si pasojë e aksidentit.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Besi të Podujevës në rrugën Prishtinë – Podujevë.

“Në ora 21:35, në fshatin Besi, një veturë ka goditur dy këmbësorë të cilët janë lënduar si pasojë e aksidentit. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin”, ka konfirmuar Kelani.

-Advertisement-

Dy persona, mashkull e femër, janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Gazeta Express do t’iu mbajë të informuar rreth rastit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera