Lajme

Vetura e vjedhur në Graqanicë gjendet në Skenderaj

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 27 December 2021

Policia e Kosovës e ka gjetur në Skenderaj veturën që ishte vjedhur një ditë më parë në Graqanicë, shkruan Gazeta Infokus.

Bëhet fjalë për veturën e tipit- BMW.

“Hetuesit policor mbi bazën e informacioneve dhe veprimeve konkrete të ndërmarra, bazuar në të dhënat për llojin e veturës dhe elementeve tjera që ndërlidheshin me rastin, në orët e mesditës së sotme, në qytetin e Skenderajt kanë lokalizuar lokacionin ku ndodhej vetura e llojit BMV’ me ç’rast gjatë verifikimit të të dhënave të veturës ka rezultuar se vetura në fjalë është vetura e cila një ditë më parë ishte raportuar e vjedhur në zonën e Graqanicës”, njofton Policia e Kosovës.

-Advertisement-

Ndërkohë që për veprime të mëtejme hetimore rasti u është proceduar hetuesve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera