Lajme

Vetura e vajzës së kryeministrit të Malit të Zi godet disa protestues

Autori: Gazeta inFokus 14:58 | 08 April 2021

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot për familjen e kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, në rrugën Podgoricë – Nikshiq, shkruan Gazeta Sinjali.

Një veturë zyrtare, në të cilën ishte vajza e kryeministrit, është tentuar që të ndalohet nga një grup të rinjsh.

Pasi nuk arritën që ta ndalojnë veturën, e cila po ecte ngadalë, ata hipën mbi të kështu duke bërë që vetura të rrisë shpejtësinë dhe ata të bien në tokë.

-Advertisement-

Më vonë, kryeminsitri Zdravko Krivokapiq, tha se si prind nuk do t’i harrojë trishtimin dhe lotët e vajzës, derisa shtoi se këso ngjarjesh më nuk do të ndodhin.

“Sot është sulmuar një veturë zyrtare ku ishte vajza ime, përndryshe figurë e mbrojtur. Në këtë vend do të ketë rend dhe ligj me të cilat nuk jeni mësuar. Së shpejti do ta shihni”, ka shkruar Krivokapiq në Twitter.

Sipas gazetës “Vijesti”, dy persona janë lënduar lehtë në këtë “protestë”. Po ashtu është raportuar se policia në Nikshiq ka incizuar gjithë ngjarjen dhe ka identifikuar personat që shkelën rendin dhe ligjin.

Para Qeverisë, për sot është paralajmëruar edhe një protestë.

Së fundi, situata në Mal të Zi është tensionuar pasi ministri i Drejtësisë, Vladimir Leposaviq, ka thënë se nuk e dënon gjenocidin në Srebrenicë. Kjo ka ngjallur reagimin e shumë qytetarëve, ndërkohë që kryeministri Krivokapiq ka kërkuar dorëheqjen e tij. Pasi nuk e ka marrë atë, ka iniciuar procedurën për shkarkimin e tij në Kuvend./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera