Vetura e skalitur në argjend
Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 22 November 2017
Kjo veturë unike bën që njerëzit të kthejnë kokën mbrapa.
Me nofkën ‘Gold’, ky Nissan GT-R nga kompania japoneze Kuhl Racing, është dekoruar me ngjyrë metalike ari dhe pastaj është skalitur me mund të madh. Është skalitur madje edhe pjesa e pasme. Por, e gjithë kjo punë e zellshme vjen me çmimin prej 3.8 milionë dirhamë të Emirateve të Bashkuara (përafërsisht 1,030,000 dollarë amerikanë).
Për fatin e palëve të interesuara, në Kuhl Racing akoma s’e kanë gjetur blerësin për veturën e tyre sportive unike ‘Gold’. Vetura sportive Karlmann King e bërë me porosi mund të bëhet e popullarizuar. Është frymëzuar nga fluturakja reaktive dhe ka çmimin 3.8 milionë dollarë amerikanë.
Drejtori i dizajnit Luciano D’Ambrosio thotë se është e përsosur për koleksionistët që kanë shumë vetura dhe që kërkojnë diçka unike. Makina me katër rrota është e përsosur për udhëtim nëpër shkretëtirë, por D’Ambrosio thotë se është po aq e mirë edhe në rrugë. Super vetura ‘Sixteen’ nga kompania Devel me seli në Dubai ka nisur jetën si një prototip unik për të testuar reagimin e klientëve, por pasi erdhën disa palë të interesuara u desh të bënin modelin për prodhim. Do të nxirret zyrtarisht nëe Dubai Motorshow, duke filluar nga çmimi 1.6 milion dollarë amerikanë. Devel është shkurtesë për ‘Defining Extreme Vehicles’ (Veturat ekstreme të caktuara). Super vetura e frymëzuar nga fluturakja ka motor prej 12.3-litra V16 që prodhon 5,007 kalë fuqi. Mbase veturat në Dubai Motorshow mund të jenë shumë të shtrenjta për xhepat e shoferëve me të ardhura mesatare, por Wes Raynal nga revista për vetura ‘Autoweek’ thotë se ato gradualisht po bëhen më të arritshme.
Dubai International Motorshow mbahet nga 14-18 nëntor në Qendrën Tregtare Botërore të Dubait.Në këtë ngjarje që mbahet dy herë në vjet marrin pjesë rreth 100 ekspozime globale dhe rajonale. Aty janë 114 ekspozues dhe rreth 100,000 njerëz pritet ta vizitojnë atë gjatë pesë ditëve.
Të tjera
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...