Vetura e policëve të aksidentuar, teknikisht ishte në rregull
Autori: Gazeta inFokus
11:42 | 04 May 2018
Ushtruesi i Detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës, Naim Rexha ka thënë sot se sipas prokurorit, nuk ka pasur ndërhyrje kriminale nga ndonjë faktor tjetër në aksidentin e dy policëve, trupit i njërit prej të cilëve është gjetur dje në Lepenc.
Rexha gjatë raportimit të Komisionin për Punë të Brendshme, ka theksuar se automjeti me të cilin kanë qenë duke lëvizur policët, ishte teknikisht në rregull dhe se nuk ka pasur ndërhyrje nga ndonjë faktor i jashtëm në automjet.
“Nga momenti i ndodhjes se rastit e deri me tani janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe procedurale. Policia në fillim është marrë me administrimin e aksidentit, pastaj është fokusuar ne gjetjen e trupave. Nuk ka pasur kurrfarë ndërhyre nga asnjë faktor i jashtëm në automjet. Automjeti del teknikisht në rregull, duke nënkuptuar sistemet funksionale me te cilat ai duhet të funksionojë. Të gjitha veturat tona i kanë lejet e qarkullimit të cilat i lëshoje pas kontrolleve teknike. Punëtoritë tona mobile janë në teren në shërbim të zyrtarëve tanë dhe mjeteve të tyre”, ka thënë Rexha.
Kujtojmë se policët Malësor Dashi dhe Armend Trena ishin aksidentuar ditën e shtunë ndërsa vetura e tyre kishte rënë në rrjedhën e lumit Lepenc.
Dje pas gjashtë ditësh kërkim, trupi i pajetë i Malësor Dashit është gjetur rreth 5 km larg vendit të aksidentit, kurse sot po vazhdojnë kërkimet edhe për Armend Trena

T� tjera
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...
-
Publikohet fotoja e 47-vjeçarit nga Kosova që humbi jetën në aksidentin në Mal të Zi, i ndjeri ishte polic kufitar
Një shtetas i Kosovës, i moshës 47-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e një a...
-
Vranët, shi por edhe diell me temperatura maksimale deri në 20 gradë, moti gjatë javës që po hyjmë
Temperaturat në Kosovë gjatë javës së ardhshme do të arrijnë deri në 20 gradë...































