Vetura e godet për vdekje gruan shqiptare në SHBA
Autori: Gazeta inFokus
12:23 | 11 September 2022
Një grua shqiptare është goditur për vdekje nga vetura në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Siç raporton Abcnews.al, 59 vjeçarja Paulina Nrecaj, u godit nga një Lexus SUV ngjyrë hiri përpara shtëpisë së saj në Bronxdale Ave, në orën 18:30 të së premtes.
Makina, e cila kapërceu bordurën, e përplasi atë në një gardh metalik.
Nëna e tre fëmijëve mësohet se kishte dalë për të marrë pica, tha familja e saj.
Ajo u dërgua në Spitalin Jacobi, ku vdiq pasi iu nënshtrua një operacioni, tha për “The Post” vajza e saj, Diana Nrecaj, 32 vjeç.
“Ajo ishte një grua e mirë, e ëmbël. Ajo ishte një grua shumë e dashur”, tha Nrecaj. “Ajo nuk e meritonte këtë. Ajo ishte katër hapa larg shtëpisë së saj.”
Nrecaj tha se babai i saj ishte lart në banesën e familjes kur ndodhi aksidenti dhe nxitoi në rrugë pasi dëgjoi një goditje.
“Ai zbriti poshtë dhe ishte një zotëri që mbante nënën time derisa erdhi dhe mbërriti urgjenca”, tha ajo.
Frane Nrecaj, 71 vjeç, tha se ai e ndjeu se gruaja e tij me të cilën kishte 40 vite martesë nuk do t’ia dilte.

“Ajo kishte humbur ndjenjat. Ajo ka humbur shumë gjak nga goja e saj, shumë gjak nga hunda”, tha Nrecaj.
Ai tha se gruaja e tij, me origjinë nga Shqipëria, kishte festuar së fundmi ditëlindjen e saj.
“Për mua ajo ishte një person i madh. Ajo rriti fëmijët e mi. Ajo ishte perfekte. Fëmijët ishin të lumtur në jetën e tyre. Ajo ishte e lumtur”, tha ai.
Sall Arobye, 32 vjeç, një shofer Uber që jeton matanë rrugës, e ndihmoi Nrecaj të dilte nga gardhi.
Ajo tha “A mendon se ia dola?” Unë i thash: “Po, mund t’ia dalësh. Qëndroni e fortë’”, kujtoi ai.
Ai tha se gruaja e plagosur e ka falënderuar.
“Eshte e tmerrshme. Është e tmerrshme”, tha ai. “Më duket sikur e kam gënjyer. Ajo nuk ia doli. Më theu zemrën.”

T� tjera
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...
-
Publikohet fotoja e 47-vjeçarit nga Kosova që humbi jetën në aksidentin në Mal të Zi, i ndjeri ishte polic kufitar
Një shtetas i Kosovës, i moshës 47-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e një a...
-
Vranët, shi por edhe diell me temperatura maksimale deri në 20 gradë, moti gjatë javës që po hyjmë
Temperaturat në Kosovë gjatë javës së ardhshme do të arrijnë deri në 20 gradë...
-
Haxhiu nesër në Bruksel, në Konferencën Botërore për e-Parlamentin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të udhëtojë të hënën dre...
-
Akuza për falsifikim dokumentesh, rasti i Luiz Ejllit shqyrtohet në Gjykatën e Lartë në Tiranë më 24 nëntor
Edhe pse një vit më parë u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit, fati ligj...





























