Lajme

Vetura bie në lum në Shqipëri, momenti kur zjarrfikësit lidhen “zinxhir” dhe e nxjerrin të aksidentuarin

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 01 February 2022

Një automjet u aksidentua paraditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd duke përfunduar në lumin Shkumbin. Vetura është rrokullisur disa herë nga lartësia duke përfunduar në lumë me goma përpjetë.

Tre prej personave që ndodheshin në automjet në momentin e aksidentit, përfshirë këtu shoferi dhe një fëmijë janë shpëtuar ndërsa dyshimet janë edhe për një person të katërt.

Në pamje duken forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë që bëhen “zinxhirë” me njëri tjetrin duke tërhequr lart barelën që mban një prej personave që ndodheshin në automjet në momentin e aksidentit.

-Advertisement-

Automjeti humbi kontrollin në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit” një zonë mjaft problematike që është bërë shpesh herë burim aksidenti veçanërisht në kohë me shi. /abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera