Lajme

Vetura bie në humnerë, momenti kur vozitësi 33 vjeçar nxirret nga zjarrfikësit

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 27 December 2021

Një aksident ka ndodhur mëngjesin sotëm në aksin rrugor Paftal-Mbreshtan, në ish-Njësinë Administrative Sinjë.

Një mjet ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Kthesa e përroit” ndërsa zbriste nga fshati Mbreshtan dhe ka rënë në humnerë. Ka qenë një banor i zonës, i cili ka lajmëruar policinë dhe repartin zjarrfikës.

-Advertisement-

Pas njoftimit, në vendngjarje ka shkuar menjëherë skuadra e MZSH-së, e cila ka bërë të mundur nxjerrjen nga mjeti të drejtuesit, duke e nisur atë drejt Spitalit Rajonal Berat.

Sipas burimeve spitalore drejtuesi mjetit është duke marrë mjekime në Repartin e Kirurgjisë dhe gjendja e tij është e rëndë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se i dëmtuari me inicialet S.T. është 33-vjeç dhe është nga fshati Paftal. Mendohet se shkaku i aksidentit të ketë qenë moti i lagësht dhe shpejtësia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera