Vettingu në udhëkryq
Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 19 July 2017
Gjykata Kushtetuese vendosi sot të shtyjë për në datën 28 shtator vendimin për padinë e Unionit të Gjyqtarëve mbi ligjin e Vettingut.
Ky vendim i sotëm krijon deri diku paqartësi për procesin e skanimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, proces që zyrtarisht është thënë se do të nisë në muajin shtator, madje një pjesë e vëzhguesve ndërkombëtarë kanë mbërritur tashmë në Tiranë dhe kanë nisur punën me dosjet.
Nuk dihet nëse vettingu do të nisë menjëherë në muajin shtator, apo do të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese pas datës 28 shtator. Shqipëria kërkon të marrë një rekomandim pozitiv nga Këshilli Europian për hapjen e negociatave me BE-në në fund të këtij viti, rekomandim që varet vetëm nga rezultatet e para në procesin vettingut.
Padia në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e Vettingut, është tentativa e dytë e gjyqtarëve kundër këtij procesi. Kësaj here janë ankimuar më specifikisht nenet që kanë lidhje direkt me fatin e tyre, siç është e drejta për mos iu nënshtruar vettingut apo për të dhënë dorëheqje.
Veç vettingut është janë ankimuar edhe dy ligje të tjera të reformës në drejtësi; ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë.
Një ditë më parë Lapsi.al raportoi se qeveria po bën gati përmes ILDKPI-së një padi kundër një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, për fshehje dhe mosjustifikim të pasurisë. Kjo shihet si një përpjekje e pastër e qeverisë për të ushtruar presion ndaj Kushtetueses lidhur me ankimin që i është bërë ligjit të vettingut. Por mbetet të presim datën 28 shtator kur do të zhvillohet dëgjesa publike, për të mësuar se çfarë vendimi do të marrë Gjykata Kushtetuese për vettingun./LAPSI.AL/
Të tjera
-
Shoqata e Naftëtarëve sot diskuton për çmimet e derivateve
Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës sot të diskutojë në lidhje me çmimet e deriv...
-
Sot mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të KiE-së – Kosova s’është në rend dite
Sot do të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ...
-
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe b...
-
Lansohet shërbimi të E-Komuna
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, organizon ceremoninë e lansimit...
-
Intervista e Biden me prokurorin e posaçëm, Shtëpia e Bardhë bllokon publikimin e audio-regjistrimit
Presidenti Joe Biden përdori fuqitë e tij ekzekutive për të bllokuar publikim...
-
Presidenca i reagon për herë të dytë Gërvallës
Presidenca e Kosovës, ka vazhduar përplasjet në distancë me Qeverinë e Kosovë...
-
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Gjermania, së bashku me shtetet e tjera të QUINT-it kanë kërkuar që Kosova të...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë, njofton se sot mban mot i vranët dhe m...
-
Mblidhet Komisioni Hetimor për tekstet shkollore
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së tek...
-
Vllasi: E pakuptueshme që Kosova me sjelljet e veta rrezikon pranimin në KiE
Njohësi i rrethanave politike, Azem Vllasi ka thënë se Kosova po e humb një m...
-
Specialja ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për va...
-
Tahiri: Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht, tjetra vazhdon me eksperiment pas eksperimenti
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...