Lajme

Vetplagoset një i mitur në Keqekollë të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 08 October 2021

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një i mitur është vetplagosur aksidentalisht.

Rasti ka ndodhur në fshatin Keqekollë të Prishtinës, më 6 tetor.

“Raportohet se aksidentalisht është vetë plagosur me armë zjarri personi mashkull kosovar, i mitur. I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale, është konfiskuar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera