Lajme

Veton Elshani diskuton me serbët për rastin e Banjskës: Për shkak të profesionalizmit tonë nuk u vrạ asnjë civil

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 08 August 2024

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka folur për sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, ku u vrą rreshteri Afrim Bunjaku.

Në diskutimin me qytetarë serbë në Komunën e Mitrovicës së Veriut për çështjen e hapjes së urës së Ibrit, Elshani foli për profesionalizmin e Policisë, ndërsa u ndal te rasti i Banjskës. Ai tha se urdhri ka qenë të qëllohet çdo person me uniformë dhe me armë, por jo nëse shihen duke u futur në shtëpi.

“Në Banjska nuk ka qenë sukses që na e kemi vra dikë, sepse ne nuk kemi shku me e vra askënd. Suksesi ma i madh në Banjska ka qenë që nuk ka pasë viktima civile. Dhe qysh bëhet ajo? Me trajnime, me profesionalizëm, me pajisje, duke tentu me i rujtë njerëzit. Urdhri atë ditë ka qenë: e sheh një person me uniformë, me armë, ke me gjujtë; nëse e sheh tu hy brenda në shtëpi, s’ke me gju – se s’di çka ka në shtëpi. Dhe ashtu na ka dalë, na kanë dalë gra, pleq, plaka dhe të gjithë ata kanë qenë në gjendje të mirë”, tha ai.

-Advertisement-

Elshani tha se janë “shumë afër qytetarëve” në veri të vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera