Lajme

Vetizolohet ekipi mjekësor në Mitrovicë, kishin kontakte me dy pacientë me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 27 April 2020

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka njoftuar se një ekip i Siptalit të Mitrovicës gjendet në vetizolim për arsye se kishin kontakte me persona që kanë dalë pozitiv me koronavirus.

Këta përsona janë nga Skenderaj dhe Komuna e Klinës, shkruan gazeta inFokus.

“Një ekip mjekësor i Spitalit të Mitrovicës gjendet në vet-izolim në shtëpitë e tyre, pasi që i ka ofruar shërbimeve mjekësore një pacienti nga Skenderaj, i cili pas testimit për COVID-19 ka dalë pozitiv. Po ashtu edhe një pacient i dyshuar me COVID-19 nga qyteti i Klinës, është operuar në Spitalin e Mitrovicës dhe derisa të kthehen rezultatet e testimit të tij, nuk kemi siguri që ekipi tjetër mjekësor është i sigurt.”, ka thënë Bahtiri.

-Advertisement-

Bahtiri ka lutur qytetarët e Mitrovicës që të shmangin vizitat në Spitalin e Mitrovicës të paktën deri të mërkurën në mbrëmje.

“Pra, për shkak të kësaj situate i lus qytetarët e Mitrovicës që t’i shmangin në maksimum vizitat në Spitalin e Mitrovicës deri të mërkurën mbrëma, përveç kur kanë raste urgjente. Gjithashtu i lus qytetarët e qyteteve tjera, që për aq sa kanë mundësi t’i shmangin shërbimet në Spitalin e Mitrovicës dhe të drejtohen direkt për në ShSKUK, pasi që spitali ynë po përballet me vështirësi në ofrimin e shërimeve pas rasteve të fundit.

Nesër për në ora 11:00 kam ftuar mbledhje urgjente të Shtabit Emergjent i Komunës së Mitrovicës, ku do të marr pjesë edhe Drejtori i Spitalit Mitrovicës, nga e cila do të dalim me qendrim të përbashkët për situatën e krijuar, ku do të bëhen të ditur hapat e mëtutjeshëm që do të ndërmerren për menaxhimin e situatës. Po shpresojmë shumë që Mitrovica do ta kaloj këtë pandemi pa asnjë të infektuar me COVID-19.”, ka thënë Bahtiri./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera