Lajme

Vetizolohet Borrell kishte kontakt me një të prekur me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 14 October 2020

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell bën të ditur se gjendet në vetizolim pasi ka qenë në kontakt me një person i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Borrell mes tjerash bën të ditur se ka rezultuar negativ të dielën por është në pritje të testit të dytë, njofton Klan Kosova

“U informova këtë pasdite se një anëtar i delegacionit që po udhëtonte me mua dhe Janez Lenarqiqin në Etiopi javën e kaluar ka rezultuar pozitiv për koronavirus. Unë kam rezultuar negativ në kthimin tim të dielën. Jam vetëizoluar në përputhje me rregullat dhe po pres testimin e dytë”, shkruan Borrell në postimin e tij në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera