Shëndetësi

Vetitë ushqyese të lëvores së limonit

Autori: Gazeta inFokus 21:45 | 10 June 2019

Kur shtrydhim limonin, zakonisht lëvoren e tij e hedhim në mbeturina.

Por në këtë mënyrë ne gabojmë, pasi ajo është e pasur në lëndë ushqyese sesa vetë lëngu.

Lëvorja e limonit është plot me vitamina A dhe C, kalium, kalcium dhe fibra, të dobishme për muskujt, sytë, nervat, zemrën dhe sistemin e tretjes.

-Advertisement-

Kaliumi nga korja e limonit lehtëson enët e gjakut dhe ndihmon në reduktimin e hipertensionit. Kjo kontribuon në funksionimin më të mirë të zemrës.

Lëvorja e limonit rekomandohet për të gjithë ata që vuajnë nga kapsllëku, pasi është e pasur me fibra.

Ajo gjithashtu ka rol pozitiv në ruajtjen e peshës normale të trupit dhe është një aleat i mirë në parandalimin e diabetit. Përveç kësaj, ajo ndihmon edhe kundër plagëve dhe për trajtimin efektiv të akneve./KP

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera