Vetingu në Shqipëri nga prizmi sigurisë

Autori: Gazeta inFokus
14:15 | 28 December 2022
Pas rënies së komunizmit bota po përballej me dy rreziqe kryesore globale: 1) shpërndarja e armëve bërthamore, dhe 2) shtetet e dështuara. Përmes shteteve të dështuara, armët bërthamore mund të binin në duar të aktorëve joshtetërorë dhe kjo mund ta rrezikonte njerëzimin. Al-Kaida ishte shembulli më tipik që ishte vendosur në një shtet të dështuar si Afganistani dhe po projektonte sulme ndaj SHBA-së dhe Perëndimit. Lufta ndaj terrorizmit nga viti 2001-2021 ishte parandalimi i SHBA-së ndaj ndonjë rreziku bërthamor.
Pas rënies së komunizmit Shqipëria kishte filluar të bëhej çerdhe e terroristëve islamikë dhe aktorëve të ndryshëm joevropianë. Trazirat e vitit 1997 e bënë Shqipërinë shtet të dështuar. Një Shqipëri e dështuar po shkatërrohej sipas interesave të aktorëve joevropianë. Pas vitit 1997 institucionet e shtetit shqiptar kishin rrëshqitur nën rryma të ndryshme të rrezikshme, përfshirë gjyqtarët, prokurorët, policinë dhe institucione tjera të sigurisë. Siguria kombëtare e Shqipërisë ishte bërë e cenueshme. Ndërhyrja e Perëndimit ishte vetëm për ta stabilizuar gjendjen e një shteti të dështuar.
Pavarësimi i Kosovës në 2008 dhe futja e Shqipërisë në NATO në vitin 2009 ishin përpjekjet e SHBA-së për ta rritur sigurinë shqiptare dhe rajonale sipas interesave të SHBA-së. Ndërtimi i dy autostradave nga Prishtina për në Tiranë dhe për në Shkup ishin dy arteriet kryesore të sigurisë së SHBA-së kundrejt Rusisë që kishte zbarkuar në Nish të Serbisë, nga ku po mirëmbante dhe projektonte prezencë të theksuar në Shqipëri, në Veri të Kosovës dhe Ballkan Perëndimor. Rikthimi e aparatit të Millosheviqit në pushtet në Serbi ishte rezultat i ndikimit rus. Ishte pikërisht ky aparat i Millosheviqit që përmes politikave energjetike dhe jo vetëm po i shtrinte këmbët në Shqipëri, Kosovë e rajon.
Ardhja e Putinit në pushtet në Rusi në vitin 2000 dhe rrëshqitja graduale e BE-së nën kontrollin rus sidomos pas krizës financiare të BE-së, krizës së refugjatëve, Brexi-tit, COVID-it, po i humbnin terren SHBA-së në Evropën, e cila kishte rënë aq shumë nën kontrollin rus saqë kishte nxjerrë edhe projeksione të përbashkëta për krijimin në vitin 2050 të një hapësire të përbashkët energjetike BE-Rusi.
SHBA menjëherë pasi e kishte futur Shqipërinë në NATO në vitin 2009 po projektonte pastrimin e institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës me veting të sistemeve të drejtësisë e prokurorisë. Në Kosovë, SHBA së bashku me BE-në e patën kryer vetingun në vitin 2010, prandaj i kërkohet sot Kosovës vetëm veting i pjesëshëm. Pas kryerjes së vetingut, SHBA së bashku me BE pati ndërtuar në Kosovë një sistem tërësisht të ri të gjyqësisë dhe prokurorisë, i cili pati filluar së vepruari në janar 2013.
Po në vitin 2013 në Shqipëri kishte ndodhur rotacioni politik me premtimin e reformës në drejtësi, e cila që nga viti 2013 vazhdon edhe sot në mbikëqyrje të rrepte të SHBA-së dhe BE-së. E vetingu që po bëhet në Shqipëri ka shumë më shumë synim pastrimin e gjyqësorit dhe prokurorisë nga ndikimet ruse dhe aktorëve tjerë joevropianë. Vlen të theksohet se gjykatat e prokuroritë në SHBA janë stabilizatore të demokracisë krahas Kongresit. Një Shqipëri me gjyqësor e prokurori të kontrolluara nga aktorët joevropianë krahas jostabilistetit politik në Kuvend dhe pothuaj në të gjitha institucionet shqiptare nuk mund të premtonte siguri kombëtare para se gjithash për vete, pastaj për BE, NATO e SHBA.
Një gjyqtar apo prokuror shqiptar i kontrolluar nga aktorët joevropianë do të mund ta fuste shtetin shqiptar në procedura gjunjëzuese duke e rrezikuar kështu tërë sigurinë shqiptare dhe të vetë SHBA-së. Përpjekjet e aktorëve joevropianë për ta rritur prezencën e tyre në institucionet shqiptare, nga ku do të mund ta sfidonin Perëndimin ishin evidente. Të gjitha raportet ndërkombëtare flisnin dhe ende flasin për ndërhyrje të aktorëve joevropianë në Shqipëri e rajon. Sulmi kibernetik i Iranit ishte më i fundit.
Korruptimi i politikanëve të ndryshëm të Shqipërisë dhe i mediave atje nga aktorët joevropianë po e minonin demokracinë në Shqipëri dhe po e rrezikonin vetë sigurinë e NATO-s, BE-së dhe SHBA-së. E tëra kjo po çonte ujë në Rusi dhe te aktorët tjerë joevropianë që vazhdojnë ta sfidojnë Perëndimin.
Prandaj, SHBA krahas mbështetjes së fuqishme të Ukrainës duhej të përgjigjej me prezencë të theksuar të NATO-s edhe në Shqipëri, me reformë të mbikëqyrur në drejtësi, me investime amerikane dhe aleatëve të saj në energji, infrastrukturë dhe zhvillim ekonomik, me lista të zeza jo vetëm në Shqipëri, por në tërë rajonin, për ta zvogëluar kështu ndikimin e aktorëve joevropianë.
Prandaj, vetingun duhet parë si ndër elementet kryesore për sigurinë kombëtare të Shqipërisë, rajonit, BE-së, NATO-s dhe vetë SHBA-së.
Të tjera
-
Parashikimi i motit, nesër pritet që vendi të mbulohet nga bora
Për të premten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe pritet të...
-
Vitia: Një ilaç që shitet 2.50 euro në vendet e tjera të Ballkanit, te ne shitet 7.50 Euro
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për projektligjin, i cili synon...
-
Vërshimet në Mitrovicë, Hamza: Si komunë, do të ndajmë gjysmë milion euro për dëmet
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, do të ndajë gjysmë milion euro...
-
Rreth 500 mijë euro u mblodhën për tri orë për familjet që pësuan nga përmbytjet
Rreth 500 mijë euro janë grumbulluar sonte, në mbrëmjen humanitare ‘’Bashkë i...
-
Veriu, çështja për të cilën keqinformohen më së shumti kosovarët
Qytetarët e Kosovës hasin më së shumti në keqinformim kur bëhet fjalë për ngj...
-
Peci tregon pse nuk e ka shkarkuar këshilltarin që u dënua për vjedhje votash
Para pak ditësh, Enis Osmani, këshilltari politik i ministrit të Bujqësisë, F...
-
Peci: Lista “Guxo” e ka kusht për partnerin qeverisës njohjen reciproke në dialog
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se partia GUXO është pro një marrëveshje...
-
OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas
Përderisa forcat ruse po vazhdojnë luftimet në lindje të Ukrainës, shefi i ag...
-
Për një orë mblidhen 147 mijë euro për të prekurit nga vërshimet
Për një orë janë mbledhur 147 mijë euro vetëm nga telefonatat e qytetarëv...
-
“Nuk ka më parlament”, Berisha paralajmëron: Kësaj here beteja do të jetë pa kthim
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se opozita nuk do të lejojë ...
-
Ministrit Vitia ia lëshojnë në emision deklaratën ku tha se “s’kthehem në MSH”, ja si arsyetohet sot
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, befasoi opinionin publik me rikthimin e...
-
Zelensky për Putinin: Ai është askushi, një gjë thotë e tjetër bën
Presidenti heroik i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë së fundmi...