Vetingu ‘ha’ kokën e parë, kush është prokurori që falsifikoi dosjen
Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 05 January 2018
Në hapat e para të vetingut, kontrollet e gjykatësve dhe prokurorëve po kryhen në heshtje.
Deri tani nuk janë zbuluar “bëmat” e mëdha të korrupsionit ashtu siç paralajmëruar, megjithatë Lapsi.al mësoi se nga kontrolli i figurës së prokurorëve është zbuluar një rast falsifikimi.
Lapsi.al mësoi se Prokuroria e Tiranës nisi hetimin për një prokuror të Elbasanit, që dyshohet për fshehjen një dosjeje hetimore dhe falsifikimin e saj.
Kreshnik Ajazi, prokuror në Elbasan ka pasur nën hetim një subjekt privat, i cili ishte kallëzuar nga një bankë e nivelit të dytë për mashtrim me kredi.
Skandali, i cili daton në Shkurt të vitit 2017, u zbulua vetëm pak ditë më parë, në mënyrë fare rastësore.
Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, aktualisht prokuror te Krimet e Rënda, Gentian Osmani, është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Disa vendimmarrje të tij, në kohën kur ka qenë drejtues i Prokurorisë së Elbasanit janë përzgjedhur me short për t’u vlerësuar nga aspekti profesional.
Një prej këtyre akteve është edhe vendimi për shfuqizimin e dërgimit në gjyq të procedimit penal nr. 704, dt. 17.03.2014, të prokurorit Kreshnik Ajazi.
Në këtë dosje hetimore, prokurori Kreshnik Ajazi, ka zhvilluar hetimet për një kallëzim të bankës “U….”, kundër kompanisë “E….”shpk, për veprën penale të “Mashtrimit me kredi”.
Në shtator 2014, prokurori Ajazi ka vendosur dërgimin e çështjes për gjykim. Por, ky vendim është shfuqizuar nga drejtuesi i Prokurorisë së asaj kohe, Osmani, me argumentimin se nuk ishin kryer veprimet e plota dhe të nevojshme hetimore.
Pas këtij vendimi shfuqizimi, prokurori Ajazi ka kryer sërish veprime të tjera dhe, në përfundim, në dt. 31.12.2014, ka vendosur pushimin e çështjes.
Kallëzuesi, banka “U…”, ka bërë ankim pranë gjykatës së Elbasanit, e cila, në 08.02.2016 ka lënë në fuqi vendimin e pushimit të hetimit, marrë nga prokurori.
Kallëzuesi nuk është tërhequr dhe ka bërë ankim pranë Gjykatës së Apelit Durrës. Kjo e fundit, me vendimin dt. 20.02.2017, ka prishuar vendimin e pushimit dhe ka urdhëruar prokurorin që të zhvillojë hetime më të thelluara.
Ky vendim i Gjykatës së Apelit i është dorëzuar në mënyrë të protokolluar prokurorit Kreshnik Ajazi, i cili, siç rezulton, nuk ka kryer asnjë veprim sipas urdhërit të vendosur nga Gjykata e Apelit dhe e ka arkivuar rastin.
Pra, pavarësisht urdhërimit nga ana e Gjykatës së Apelit, prokurori i çështjes nuk e ka rihapur më dosjen hetimore, duke mos kryer asnjë veprim procedurial.
Por, historia nuk përfundon këtu. Pak javë pasi ka marrë në dorëzim vendimin e Gjykatës së Apelit të Durrësit për rifillimin e hetimeve, prokurori Ajazi komandohet në Prokurorinë e Kavajës. Në bazë të ligjit, ai dorëzon të gjithë dosjet që kishte në ngarkim në Prokurorinë e Elbasanit, përfshirë edhe dosjen e hetimit, të cilën e kishte rikthyer Gjykata e Apelit Durrës.
Burimet nga Prokuroria e Tiranës thonë se, në proces-verbalin e dorëzimit të dosjeve pranë kancelarit, prokurori Ajazi, për këtë dosje, ka shënuar të dhënat për një tjetër dosje, e cila, sipas shënimit të tij, kishte përfunduar gjykimin.
Për shkak të procesit të Vetingut për ish-drejtuesin Gentian Osmani, u konsultuan arkivat në Prokurorinë e Elbasanit, nga ku rezultoi se prokurori Ajazi kishte dorëzuar këtë dosje të papërfunduar, por duke e shoqëruar me shënimet për një tjetër rast.
Dyshohet se prokurori Kreshnik Ajazi ka falsifikuar përmbajtjen e procesverbalit që ka dorëzuar në zyrën e kancelares, duke ndryshuar të dhënat e vendimit datë 08.02.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me një tjetër rast. Në bazë të verifikimeve paraprake të kryera në Gjykatën e Elbasanit, nuk gjendet asnjë vendim penal me përmbajtjen e treguar nga prokurori Kreshnik Ajazi në procesverbalin që ka dorëzuar.
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pritet të zbardhë motivet se përse prokurori nuk ka kryer veprimet në bazë të urdhërit të gjykatës, duke cënuar rëndë ecurinë e hetimit, si edhe të drejtat e palëve të përfshira në procedimin penal. Gjithashtu, hetimi pritet të zbardhë edhe motivet se përse prokurori Ajazi ka shënuar të dhëna të rreme në proces-verbalin e dorëzimit të dosjeve të tij, në kohën kur ai ka lëvizur nga Prokuroria e Elbasanit në drejtim të asaj të Kavajës.
Në bazë të dyshimeve fillestare të Prokurorisë së kryeqytetit, e cila ka nisur shqyrtimin e rastit, mendohet që prokurori Ajazi ka synuar të fshehë ekzistencën e vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjithësesi, hetimi pritet të zbardhë motivet e plota. Ndërkohë që ky rast mund të konsiderohet si i pari që zbulon procesi i Vetingut.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...