Lajme

Vetëvritet një grua në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 05 January 2018

Lajmin për vetëvrasjen e një gruaje e cila është hedhur nga kati i katërt i Klinikës së Gjinekologjisë, e ka konfirmuar për portalin “Infokusi.com”, drejtori i Emergjencës në QKUK, Basri Lenjani.

Lenjani ka thënë se viktima ishte e moshës 32 vjeçare ndërsa rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:00.

“Sot rreth orës 14:00 në Qendrën Emergjente kemi pranuar një grua rreth moshës 32 vjeçare e cila është hedhur nga kati i katërt i Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, ka thënë Lenjani për portalin Infokusi.

-Advertisement-

Lenjani ka shtuar se viktima nuk i ka mbijetuar plagëve.

“Viktima nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve të shumta që ka marrë pavarësisht intervenimit të menjëhershëm nga stafi mjekësor”./INFOKUSI

**** E plotësuar*****

Një grua ka bërë vetëvrasje sot duke rënë nga kati i katërt i Klinikës Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Infokusi.com

Portali “Infokusi.com” ka mësuar se viktima rreth një muaj më parë ka kryer lindje në këtë Klinikë.

Ende nuk dihen shkaqet që mund të kenë quar deri te vetëvrasja.

Portali Infokusi.com do të u mbaj të informuar për rastin./INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera