Lajme

Vetëvrasja në Gjakovë: Burri i lë gruas mesazh para se të vdiste

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 09 March 2018

Një person i moshës 45 vjeçare, sipas policisë dyshohet se është vetëvrarë në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, mirëpo pa dhënë detaje tjera.

Inicialet e viktimës janë V.N. dhe i njëjti është vetëvrarë me armë zjarri/pistoletë.

-Advertisement-

Mirëpo, Express ka arritur të kontaktojë një familjarë të viktimës, i cili gjithashtu është dëshmitarë i këtij rasti.

Ai tregon se viktima në mëngjes kishte dalë nga shtëpia, duke thënë se po shkon për vizitë diku, por më pas, V.N. i kishte dërguar një mesazh në telefon bashkëshortes së tij, duke i thënë që t’ia bëjë “hallall”.

Pas kësaj, familjarët e gjetën viktimës të vdekur në oborr të shtëpisë dhe të njëjtin e dërguan në spital, por nga vetëplagosja me armë zjarri, ndërroi jetë.

Gjithë kjo ngjarje ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Bajram Curri”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera