Lajme

Vetëvendosje zyrtarizon dorëheqjen e Shpend Ahmetit

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 09 March 2018

Përmes një deklarate të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu është bërë e ditur se sot kjo parti zyrtarisht e ka pranuar dorëheqjen e Shpend Ahmetit.

Aliu është shprehur i zhgënjyer me largimin e Ahmetit, deri sa ka thënë se ai e ka thyer besimin e të gjithëve. Madje, Aliu ka thënë se Lëvizja duhet të përcaktohet nëse dëshiron të hyjë në koalicion qeverisës me Shpend Ahmetin.

Ky është postimi i plotë i Liburn Aliut:

-Advertisement-

Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! e ka shqyrtuar dhe pranuar sot dorëheqjen dhe largimin e Shpend Ahmetit, por më duhet ta them se jam thellësisht i zhgënjyer nga vendimi i tij i padrejtë ndaj qytetarëve dhe aktivistëve të Lëvizjes. Ai e ka thyer besimin e të gjithëve. Tash që ai nuk është më pjesë e organizatës tonë, Lëvizja duhet të përcaktohet nësë dëshiron të hyjë në koalicion qeverisës me Shpend Ahmetin. Sa i përket Lëvizjes, ky vendim i takon, sipas Statutit, organit tonë më të lart vendimmarrës, Këshillit të Përgjithshëm, që do ta trajtojë këtë çështje në mbledhjen e radhës. Deri atëherë, meqenëse Shpend Ahmeti është në qeverisje në Prishtinë për shkak të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, mendoj se është normale që drejtorët nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të qëndrojnë në pozicionet e tyre në Komunë të Prishtinës./Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera