Lajme

Vetëvendosje u kërkon para qytetarëve për fushatë zgjedhore

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 22 January 2021

Lëvizja Vetëvendosja iu është drejtuar edhe një herë qytetarëve.

Por kësaj herë për të ju kërkuar para për fushat zgjedhore, shkruan Gazeta Infokus.

“Të dashur miq e mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Si në çdo zgjedhje, ne i drejtohemi qytetarëve për mbështetje financiare. Si subjekti më transparent në Kosovë, ne e kemi patur një mbështetje financiare në rritje, e cila është përkthyer edhe në rezultat më të mirë elektoral”, thuhet në postimin e VV-së.

-Advertisement-

E shumë nuk është e përcaktuar nga Vetëvendosje.

“Andaj, me rastin e zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe fitores plebishitare të Lëvizjes VETËVENDOSJE1, ne duhet të bëjmë një fushatë perfekte. Për ta arritur këtë, është e nevojshme ndihma juaj. Cilado shumë që keni mundësi, pa ju ngushtuar e pa ju vënë në vështirësi, neve na ndihmon që ta sjellim më pranë kthesën e madhe. Qeveria Kurti II do të jetë kthim i Kosovës kah e mbara, për të gjithë qytetarët e saj”, thuhet mes tjerash në postimin e tyre./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera