Vetëvendosje tregon se kur do të mbahet takimi me LDK’në
Autori: Doresa Geci 11:26 | 10 December 2019
Marrëveshja ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike, ka mbetur peng i posteve politike.
Posti Presidentit dhe ai i Ministrit të Punëve të Brendshme, kanë shkaktuar telashe që të mos arrihet një marrëveshje e cila do të qonte në krijimin e qeverisë, shkruan Gazeta inFokus.
E se kur do të mbahet takimi ndërmjet këtyre dy partive nuk po dihet as nuk këto dy parti.
Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë për Gazetën inFokus, se end nuk dihet se kur do të thirret takimi i radhës.
Por sipas tyre pritet që me kthimin e kreut të LVV’së, Albin Kurtit, në Kosovë mund të ketë takim mes VV’së dhe LDK’së.
“Kur do të takohen nuk e dijmë, por besojmë që pas kthimit të Kryetarit Kurti në Kosovë do të ketë takim mes VV-së dhe LDK-së në drejtim të arritjes së koalicionit dhe krijimit të qeverisë së re” thuhet në përgjigjen e LVV’së për Gazetën inFokus.
Që më shumë se dy javë këto dy parti nuk kanë mbajtur asnjë takim. Edhe pse ato janë pajtuar për programin qeverisës, ende nuk e kanë finalizuar një marrëveshje përfundimtare.
E nëse nuk arrihet marrëveshja, sipas LVV’së vendi mund të shkojë edhe në zgjedhje.
“Rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit është i qartë. Ky rezultat nuk ka lënë mundësi për opsione të tjera. Ne besojmë që do të arrihet koalicion me LDK, por në të kundërtën duhet të shkohet në zgjedhje” kanë thënë nga zyra për media e LVV’së.
Albin Kurti së bashku me nënkryetaren e LDK’së Vjosa Osmanin janë bashkuar në Gjermani.
Osamani do të qëndroj deri të mërkurën atje ku do të marrë pjesë në një konferencë.
Ndërsa Albin tash e disa ditë është duke qëndruar në Berlin.
Mbetet të shihet nëse bërja “bashkë” e Kurtit dhe Osmanit në Berlin do të prodhojë brenda kësaj jave koalicionin qeverisës.
Këtë e përforcon më shumë deklarata e bërë nga ambasadori gjerman Christian Heldt i cili ka shkruar në “Twitter” se kjo javë është vendimtare për formimin e koalicionit ndërmjet VV-së e LDK-së.
“Rrezet e diellit po depërtojnë përmes mjegullës e reve. Një ogur i mirë në këtë mëngjes të së hënës për t’i rrumbullakuar me sukses bisedimet për koalicion. Kosova ka nevojë për qeverinë e re, ne të gjithë dëshirojmë që t’i kthehemi punës. Ju uroj fillim të mbarë të kësaj jave vendimtare”, ka shkruar ambasadori Heldt.
Kujtojmë që LVV’së dhe LDK’së nuk i kanë mbetur edhe shumë ditë që ta arrijnë marrëveshjen.
Pasi që Kushtetua e Kosovës parasheh mbledhjen e Kuvendit 30 ditë pasi që shpallen rezultatet zyrtare të zgjedhjeve.
Kështu shpallja e këtyre rezultateve është bërë me 27 nëntor, prandaj këto parti kanë kohë deri në fund të këtij muaji të arrijnë marrëveshjen./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Kurti priti në takim deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Islam Aliaj
Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim deputetin e Këshillit Kombëtar t...
-
Për një javë, gjobiten 1,245 shoferë dhe pasagjerë që nuk e vendosen rripin e sigurisë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka për një javë ka shqiptuar 1,245 gjob...
-
Akuza për bullizëm, Hajdari i kërkon Shalës t’i “sanksionojë” deputetët Lekaj dhe Bunjaku
Raportimi i ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajda...
-
Lista e zezë e SHBA-së, Miftaraj: Kur shtetet e Ballkanit dështojnë të ndajnë drejtësi, DASH-i merr masa
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar ve...
-
Nis takimi i Lajçakut me Petkoviqin
Nis takimi i Lajçakut me Petkoviqin I dërguari special i Bashkimit Evropia...
-
Banka Botërore 90 milionë euro kredi Kosovës
Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore ka miratuar sot Kredinë e Par...
-
Konjufca për zgjedhjet në Veri: Peticioni mund të ketë sukses, flamuri do të mbrohet me çdo kusht
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë një interviste mbrëmë ka folur për...
-
La djalin 3 vjeçar vetëm në banesë për të shkuar në ditëlindje, nga Prokuroria dhe Qendra për Punë Sociale flasin për rastin
Një grua nga Fushë Kosova ka përfunduar në mbajtje për 48 orësh, pasi e njëjt...
-
KMDLNj: ZRrE-ja do ta vazhdojë keqbërjen ndaj qytetarëve të Kosovës
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka dekl...
-
Sot mbahet seanca për shtesat e punëtorëve teniknik për COVID-19
Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, k...
-
Sanduloviq: I kam paralajmëruar BE-në dhe ShBA-në për Vuçiqin, nuk më dëgjuan
Politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq, ka thënë se ka paralajmëruar Bas...
-
Kurti për dinarin: S’pranojmë propozime që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK
Të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët serbë, ne do t’i adreso...